Transmetuar më 06-09-2019, 07:58

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare ish-Presidenti i Zimbavesë, Robert Mugabe.

Lajmi u bë me dije në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje nga kreu aktual i shtetit, Emmerson Mnangagwa.

Mugabe qëndroi në pushtet plotë 37 vite, për tu dorëhequr në vitin 2017, pas një grushti shteti, të drejtuar nga ushtria.

Në vitet ‘80-të, ishte Kryeministër i Zimbavesë dhe më pas që nga viti 1987 u bë President.

Nga ai moment ai instaloi një regjim të ashpër diktatorial. /a.y/noa.al