Transmetuar më 06-09-2019, 11:49

Ditën e sotme Lëvizja Socialiste për Integrim bën 15 vite që është themeluar.

Në këtë ditë të shënuar, të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim kanë dhuruar gjak.

Me këtë rast, kryetarja Monika Kryemadhi uroi të gjithë anëtarët e LSI dhe simpatizantët e saj kudo që janë gëzuar ditëlindjen.

“E fillojmë këtë ditë festimesh me një përgjegjësi sociale, “dhuro gjak, dhuro një jetë”. Të gjitha angazhimet tona politike apo shoqërore janë për të ndihmuar njerëzit dhe për të shpëtuar jetë njerëzish. Përgjegjësia jonë sociale duhet kthyer dhe në përgjegjësi politike për të marrë përsipër përgjegjësitë tona dhe për të ecur përpara”, u shpreh Kryemadhi.

Në këtë ditë të 15 vjetorit të LSI, ajo falenderoi të gjithë të rinjtë dhe të rejat që dhurojnë gjak dhe i’u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të dhurojnë gjak sepse në fund të fundit është dhe e shëndetshme për të gjithë, sidomos për ata mbi moshën 45 vjeç është e shëndetshme për trupin dhe për organizmin por mbi të gjitha iu japim një jetë më shumë të gjithë atyre që kanë nevojë. /a.y/noa.al