Transmetuar më 06-09-2019, 13:36

Infeksionet në vesh janë një problem që duhet marrë seriozisht. Përveç simptomave të zakonshme si ethet, dhimbja, infeksionet mund të çojnë deri në humbje të dëgjimit ose dëmtim të daulles. Ky problem është më i panishëm tek fëmijët se sa tek të rriturit.

Pavarësisht rastit, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek. Për raste të lehta dhe të moderuara të infeksioneve të veshit, ekzistojnë disa metoda natyrale për t’i trajtuar në shtëpi.

Qumështi i gjirit

Qumështi i gjirit mund të vrasë bakteret dhe t’ju çlirojë nga simptomat e infeksionit në vesh. Kështu që disa pika prej tij në vesh, do t’ju bëjnë të ndieni më mirë.

Uthulla e mollës

Bashkoni pak uthull molle me të njëjtën sasi uji. Merrni një copë pambuk, zhyteni në këtë përzierje dhe vendoseni në vesh për disa minuta.

Hudhra

Copëtoni dy thelpinj hudhre dhe gatuajini me dy lugë gjelle vaj vegjetal si ai i susamit apo i sinapit. Më pas lëreni vajin të ftohet pak. Kur nxehtësia të jetë e durueshme, hidhni disa pika në veshin që ju dhemb. Kullojeni pas disa minutave duke kthyer kokën nga ana tjetër./b.l/noa.al/