Transmetuar më 06-09-2019, 16:13

Me hyrjen në fuqi të Vendimit të Qeverisë për “Qeset Plastike” është shënuar një rezultat shumë pozitiv: 50% më pak prodhim të qeseve plastike.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, në profilin e tij Facebook.

Rama tha se objektivi ynë është që në Qershori 2020 mbetet "afati final i nxjerrjes së qeseve plastike nga qarkullimi, pas daljes së Ligjit për Ndalimin e Hyrjes, Prodhimit dhe Përdorimit të Qeseve Plastike në Shqipëri. Dhjetor 2020 afati final i nxjerrjes së shisheve, gotave e pjatave plastike nga qarkullimi, pas daljes së të njëjtit ligj."

Më tej kryeministri shtoi se këto masa po merren për Shqipërinë Turistike që duam.

"Është një objektiv shumë ambicioz, por Shqipëria Turistike që duam nuk mund të bashkëjetojë me qeset e me shishet plastike, prandaj do të vazhdojmë drejt për të realizuar objektivin, duke hyrë në një proces intensiv konsultimi publik", theksoi Rama. /a.m/NOA.al