Zbulohet gjarpër me zile dhe me dy koka. Kishit parë ndonjëherë?
Transmetuar më 06-09-2019, 17:39

Një gjarpër me dy koka është zbuluar në një zonë pyjore në New Jersey.

Zvarraniku ëshë marrë nga një grup që merren me studimet mjedisore, pasi është një rast i rrallë.

Gjarpri ka dy koka plotësisht të formuara, katër sy dhe dy gjuhë që veprojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.

“Do të ishte mjaft e vështirë për këtë gjarpër të mbijetonte në natyrë”, tha ambjentalisti Dave Schneider.

Ai tha se trupi i gjarprit ngrin kur përpiqet të shpëtojë dhe do kapej lehtë nga grabitqarët. Gjarpri u gjet në një zonë të pyllëzuar më 25 gusht në Pine Barrens. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...