Transmetuar më 06-09-2019, 17:55

Kryeministri i Britanisë së Madhe shkoi në Fermën "Darnford", e ndodhur pranë Aberdeen të Skocisë, dhe kjo është përpjekje nga ana e tij për të harruar një javë të trazuar politike.

Ai u pa të tërhiqte një buall, si dhe të vizitonte një fabrikë të famshme peshku. Megjithatë edhe në Skoci mediat e shoqëruan dhe nuk e lanë rehat, teksa iu desh të fliste mbi situatën politike

Kryeministri britanik Boris Johnson ka kundërshtuar thirrjet për të shkarkuar këshilltarin e tij të diskutueshëm, Dominic Cummings, pasi ai përsëri insistoi se nuk duhet të ketë vonesa për "Brexit",  përtej 31 tetorit.

Johnson foli pasi ish-udhëheqësi Konservator, John Major, nisi një sulm të ashpër ndaj ndihmësit të Kryeministrit, duke e quajtur atë "një anarkist politik".

Në një fjalim në Glasgow, ai i kërkoi kryeministrit të ri ta hiqte qafe "Cummings" dhe ta bëjë atë sa më shpejt.

I pyetur nëse ai do të shkarkonte këshilltarin e tij kryesor,  Johnson tha: Shikoni, këshilltarët këshillojnë dhe kryeministrat vendosin."

Johnson po fliste gjatë një vizite në Aberdeenshire, Skoci në fund të një jave të trazuar politike.

Johnson tërhoqi "kamxhikun" nga 21 deputetë konservatorë, që u rebeluan kundër qeverisë së tij në Dhomën e Ulët, përpara se të mos fitonin vota të mjaftueshme për të detyruar një zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.

Por ai këmbënguli se nuk ishte i gatshëm të vonojë largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian përtej fundit të muajit të ardhshëm.

"Brexit" ka shkaktuar debate në Britani, pasi ende nuk ka një marrëveshje.