Transmetuar më 06-09-2019, 21:47

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Berlin të Gjermanisë.

Bëhet e ditur se një automjet tip "Porsche"ka dalë nga rruga dhe është ngjitur në trotuar duke përplasur një turmë kalimtarësh.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit, ndërsa edhe drejtuesi i makinës është lënduar rëndë.

Aktualisht policia po e trajton rastin si një aksident i rëndë në rrugë dhe jo si një veprim terrorizmi. /k.k/noa.al/