Transmetuar më 07-09-2019, 08:52
Sulmuesi i Juventusit dhe i kombëtares portugeze fiton shuma marramendëse nga reklamat që realizon.
Së fundmi Ronaldo sipas të përjavshmes gjermane “Der Spiegel” do të fitojë 162 milionë euro nga kontrata e tij me Nike.
Zbulimi është bërë nga dokumentet më të fundit të “Football Leaks” të botuar nga revista gjermane këtë të premte.
Nga një draft i kontratës më të fundit, që do të zgjasë deri në vitin 2026, përfshihet edhe një shpërblim prej 4 milionë eurosh për fitimin e çmimit të “Topit të Artë”.
Ronaldo ka një kontratë me gjigantin amerikan që nga viti 2004 që “i ka garantuar një komision themelor prej 3.65 milionë euro.
Futbollisti i njohur gjithashtu fiton edhe 30 milionë euro në sezon me skuadrën e Juves./b.l/noa.al/