Transmetuar më 07-09-2019, 10:27

Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, ditën e sotme Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate do të prezantojnë emrin e përbashkët për kryeministër.

Ndonëse nuk ishte surprizë, listës së kandidatëve do t’i prijë kryetari i AAK-së dhe kryeministri ende në detyrë, Ramush Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate sot do të mbajnë tubim për të prezantuar kandidatin e përbashkët për kryeministër dhe listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga AAK, tubimi do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë duke filluar nga ora 19:00.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë punuar intensivisht në përpilimin e listës së përbashkët dhe mbrëmë para skadimit të afatit të vendosur në KQZ kanë dorëzuar listën e tyre të përbashkët me kandidatë./b.l/noa.al/