Transmetuar më 07-09-2019, 14:45

Ata janë gati për sfidën më të rëndësishme të grupit kualifikues Euro 2020.

Kuqezinjtë, me 6 pikë të grumbulluara pas 4 ndeshjeve të para të grupit H, ka ende shpresa për një kualifikim në fazën finale të Europianit, por rruga drejt arritjes së madhe kalon nga Franca.

Sot në “Siant Denis” të Parisit, me takimin që do të startojë në orën 20:45, trajneri Edy Reja kërkon mkreullinë. Përballë kampionëve në fuqi të Botës, i ka grumbulluar futbollistët që gëzojnë formën më të mirë në këtë fillim kampionati, ndërsa në konferencë për shtyp u shfaq i qetë dhe theksoi se angazhimi maksimal dhe shmangia e gabimeve, janë receta e suksesit ndaj “Gjelave”.

Nga ana tjetër, Franca mban kreun e grupit me 9 pikë, por e ndan atë me Turqinë dhe Islandën, ndërsa sot trajneri Deschamps do të duhet të bëjë llogaritë edhe me disa mungesa të rëndësishme, siç janë Kilyan Mbappe, Paul Pogba, Aymeric Laporte dhe N’Golo Kante.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Reja janë të vetëdijshëm se në letër Franca është favorite, por ata premtojnë se do të luftojnë në fushë, për t’ia lënë kësaj të fundit verdiktin final.

Më 10 Shtator, Shqipëria do të përballet me Islandën në “Elbasan Arena”, një ndeshje ku 3 pikët janë detyrim për të shpresuar te kualifikimi, por si trajneri, ashtu edhe futbollistët janë shprehur se theksi mbetet te përballja e sotme me “gjelat” dhe se vetëm më vonë do të mendohet për kundërshtarin e radhës. Kapiten pritet të jetë Mërgim Mavraj, ndërsa sulmi do t’i besohet dyshes Balaj-Uzuni.

Po për grupin H, sot luhen edhe dy takime të tjera. Turqia pret Andorrën dhe Islanda Moldavinë. Në të dy takimet, skuadrat vendase janë dukshëm favorite dhe kanë detyrim fitoren ndaj dy kundërshtarëve si Andorra e Moldavia, çka e bën Francën edhe më kërkuese për pikët maksimale.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha; Mavraj, Gjimshiti, Ismajli; Hysaj, Abrashi, Xhaka, Ramadani, Lenjani; Balaj, Uzuni

/a.m/NOA.al