Transmetuar më 07-09-2019, 15:27

Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit ka bllokuar sasi të konsiderueshme mishi, për shkak të kushteve të papërshtatshme hijeno sanitare, apo edhe shkelje të tjera.

Gjithashtu, lidhur me këto masa AKU sqaroi se në Korçë janë bllokuar me dhjetëra kg mish i pasigurt, si dhe u gjobitën me 1.1 milon lekë tre subjekte private, dy prej të cilave iu bllokua edhe aktiviteti.

Njoftimi i AKU:

Drejtoria Rajonale e AKU, qarku Korçë ushtroi kontrolle në 3 subjekte, me aktivitet “Njësi tregtimi”, “Kamping” dhe “Piceri”, nga ku u konstatua: kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri), si dhe therje e kafshëve në kundërshtim me ligjin.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative si në vijim: 5 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 1.1 milion lekë për 3 subjektet, “Ndërprerja e aktivitetit” për 2 subjekte, si dhe “Bllokim i produktit” për 147 kg produkte të pasigurta për konsum. Siguria ushqimore është sfida jonë e përbashkët!

/a.m/NOA.al