Transmetuar më 07-09-2019, 20:19

Edhe pak çaste na ndajnë nga ndeshja kuaflikuese Euro 2020,  mes Francës dhe Shqipërisë.

Përballë kampionëve të Botës, "Rusi 2018, trajneri italian Reja do të luajë me dy sulmues, Balaj i avancuar dhe pas tij, Uzuni.

Të besuarit e Deshamps, edhe pse me mungesa, janë thuajse të gjithë të njohur dhe konsiderohen yje të futbollit botëror.

Ndeshja do të gjykohet nga Jesus Gil (Spanjë).

Në “Stade De France”, Shqipëria me 6 pikë deri tani luan sfidën e pestë të grupit H eliminator të Euro 2020, ku përballë do të ketë "gjelat" e Deshamps, ndonëse me mungesa.

Franca ka 9 pikë, aq sa edhe Islanda dhe Turqia, që luajnë respektivisht kundër Moldavisë e Andorrës dhe kanë ndeshje më të lehta në letër se “gjelat”.

Francë-Shqipëri, formacionet zyrtare  

Franca: Loris, Pavar, Varan, Lengle, Lukas, Toliso, Matuidi, Koman, Grizman, Lemar, Zhiru. Trajner: Didie Deshamp

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Mavraj, Hysaj, Ramadani, Abrashi, Roshi, Bare, Uzuni, Balaj. Trajner: Edoardo Reja. /a.m/NOA.al