Transmetuar më 07-09-2019, 21:26

Një tjetër person ka vdekur nga cigarja elektronike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo është vdekja e tretë që vjen nga cigarja elektronike, për shkak të dëmtimeve që i kishte shkaktuar në mushkëri.

Ka qindra përdorues të cigareve elektronike, veçanërisht konsumatorët e kanabisit, të cilët kanë pasur probleme me mushkëritë.

Sipas autoriteteve të Nju Jorkut, sëmundjet mund të shkaktohen nga një substancë që përmban vitaminë E.

Kjo substancë zakonisht futet si shtesë në rimbushjet e marijuanës në tregun e zi.

Të prekurit janë kryesisht të rinj, të cilët janë paraqitur në urgjencë me simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje, lodhje ekstreme, kollitje dhe dhimbje në gjoks./a.k/noa.al/