Në stadium bashkë me Shakohoxhën, Arbana zbulon nëse do e zëvendësojë Ildën
Transmetuar më 08-09-2019, 07:44

Në ndeshjen e kësaj të shtune mes Francës dhe Shqipërisë, moderatorja Arbana Osmani, e veshur kuq e zi, përshëndeti nga ‘stadiumi Stade de France’, të pranishmit.

Në një pozicion të ngjashëm si Ilda Bejleri, mediat filluan të shkruanin se vendin e saj do e zërë Arbana.

Por këto zëra i ka hedhur vetë poshtë moderatorja, duke thënë se nuk di të bëjë asgjë më mirë se emisionet.

“Unë nuk di ta bëj këtë gjë aq mirë sa drejtoj emisionet, prandaj t’ia lëmë më mirë Shakohoxhës.

Për të gjithë portalet, unë nuk lëviz nga Top Channel. Do vazhdoj t’i bëj njerëzit të lumtur”, u shpreh Arbana, në një prononcim nga stadiumi. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...