Transmetuar më 08-09-2019, 08:24

Fituesja e konkursit Miss Italia 2019, u shpall Carolina Stramare. 20-vjeçarja e lindur në Genova dhe me banim në Vigevano, arriti në finale me fashën e Miss Lombardia.

Ajo garoi kokë më kokë me 20-vjeçaren Serena Petralia, vajzën siçiliane dhe Sevmi Fernando, 20 vjeçe nga Padova, e cila u rendit e treta.

E gjatë 1.79, me sy jeshilë, flokë gështenjë dhe trup për tu pasur zili, më e bukura e Italisë ndjek studimet e larta për grafik dhe projekte, në Accademia di Belle Arti të Sanremo.

Punon prej thuajse tre vitesh si modele dhe hiret e saj ranë në sy.

Për më tepër shfletoni fotogalerinë. /a.y/noa.al