Transmetuar më 08-09-2019, 09:10
Foto ilustruese

Pesë shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane, të kapur me dokumente false.

Ndalimi i shqiptarëve u bë në aeroportin e Ciampinos. Mësohet se shqiptarët e arrestuar, me moshë nga 25 deri në 30 vjeç, ndiqnin një strategji të veçantë.

Strategjia e etiketuar si “Shkëmbimi”, konsistonte në faktin se kur shqiptarët prisnin biletën e kombinonin një në emër të dokumentit dhe kuponit që dispononin dhe një në emrin e dokumentit të falsifikuar, duke alternuar dy të tilla.

Këtë të premte gjykata i dënoi me nga një vit e gjysmë burg, për shkak të dokumenteve false me të cilat pretendonin të lëviznin në zonën Schengen.

Por për shkak se rezultonin pa precedentë, u lanë të lirë me detyrim paraqitje, me kusht që të mos e përsëritin një vepër të tillë, pasi në të kundërt dënimi dyfishohet. /a.y/noa.al