Transmetuar më 08-09-2019, 09:45

Një shqiptar i cili merrej me shpërndarje kokaine, është vënë në prangat e policisë italiane.

I dyshuari i moshës 33-vjeçare me iniciale M.B., akuzohet se shpërndante kokainë në parkingjet e qendrës Rossini të Pesaro dhe në lokalet e zonës.

Ai u kap këtë të shtunë në makinën e tij, pak pasi kishte shitur disa doza, teksa iu gjet lëndë narkotike me vete.

Po ashtu nga kontrolli në banesën ku jetonte me të shoqen dhe tre fëmijët në Santa Veneranda, policia gjeti 970 gramë lëndë narkotike.

Jo vetëm kaq, por në banesë u gjetën edhe 10 mijë euro, të cilat dyshohen se janë para të siguruara nga shitja e drogës.

Lënda narkotike e sekuestruar me vlerë tregu, shkonte mbi 250 mijë euro. /a.y/noa.al