Transmetuar më 08-09-2019, 10:35
Foto ilustruese

I dënuar me katër vite burg për vjedhje, merr fund liria për një të ri në Tiranë.

Efektivët e komisariatit nr.2 në kryeqytet, kanë arrestuar pasditen e kësaj të shtune një person të dënuar me kaur vite burg, për vjedhje të kryer në bashkëpunim.

Genc Logu, 28 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë të mëparshëm penal, u kap pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga policia.

Kjo pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”, pasi në bashkëpunim me tre persona të tjerë kanë vjedhur në zonën e Don Boskos dhe në rrugën “Artan Lenja” dy automjete.

Ndaj të dyshuarit për veprime të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës. /a.y/noa.al