Transmetuar më 08-09-2019, 11:36
Foto ilustruese

Një djalë fare i ri në moshë ka shkuar i plagosur në spitalin e Durrësit gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës.

Rreth orës 00:35, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit një adoleshent.

16-vjeçari E. Xh., banues në Durrës, rezulton se është goditur me mjet mprehës, dyshohet thikë.

Aktualisht nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, teksa dëshmia e të plagosurit pritet të hedhë më shumë dritë. /a.y/noa.al