Transmetuar më 08-09-2019, 12:49

Ndeshja e futbollit e mbrëmjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Francës,u shënua me një incident.

Në momentin që do këndohej himni, në vend të atij shqiptar në stadiumin francez u vu ai i Andorës.

Kjo solli reagimin e futbollistëve shqiptarë që prisnin të këndonin shqip, gjë që mund ta shihni në videon më poshtë.

Lidhur me këtë ngatërresë Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka dërgar një mesazh Kryeministrit Edi Rama.

Në mesazhin e tij ai e cilëson si një gabim të patolerueshëm të Federatës Franceze të Futbollit, duke kërkuar ndjenjë të sinqertë.

Nga ana e tij Kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar mesazhin, ndonëse e cilësoi si të papranueshëm nga ana e Federatës Franceze, gabimin e bërë. /a.y/noa.al