Transmetuar më 08-09-2019, 14:08

Një provë në drejtimin e Ferrari F8 Tributo, makinën të cilin i ati e krijoi bashkë me një ekip inxhinierësh.

Mick Schumacher, djali i ish-kampionit të Formula 1, Michael Schumacher, i cili aktualisht ndodhet në koma, zbriti këtë të premte në pistën e Fiorano, në provincën e Modena të Italisë.

Një emocion shumë i fortë për pilotin e ri, babai i të cilit ndodhet në shtrat qysh prej dhjetorit të vitit 2013, kur u aksidentua duke bërë ski.

Pasi xhiroi në pistë, ai tha disa fjalë prekëse, “Arrij ta ndiejë ADN-në e tij ati dhe kjo gjë më mbush me krenari. Është hera ime e parë në drejtimin e një Ferrari në këtë pistë. Me zi po pres”.

Ferrari për pilotin e ri është një familje e dytë, pasi është rritur mes Maranello dhe Fiorano, dhe pista është ajo që i ati ka përshkuar kaq e kaq herë.

“Jam shumë i lidhur me këtë vend. Këtu jam rritur. Nuk ka vend më të mirë se një Ferrari.

Djali 22-vjeçar i ish-kampionit të Formula 1, u rendit i gjashti në Gran Premio të Bahrein Formula 2 dhe tashmë do të jetë pjesë e Ferrari. /a.y/noa.al