Transmetuar më 08-09-2019, 15:16

I sapomandatuar si Kryeministër, Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar se Greqia nuk do të pranojë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Në një konferencë që mbajti sot në Selanik, kreu i qeverisë greke shprehu rezerva mbi trajtimin e minoritetit nga ana e Shqipërisë.

“Greqia nuk do të pranojë fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë nëse nuk shoh ndonjë masë praktike për të hequr diskriminimin ndaj pakicës etnike greke në vend”, deklaroi ai.

Mitsotakis ka një apel për Qeverinë e Kryeministrit Rama.

“Qeveria shqiptare duhet të kuptojë se duhet të ndryshojë qëndrim. Ajo përdor taktika të papranueshme kundër pakicës greke dhe për këtë duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do të ketë mbështetjen e Greqisë në negociatat e pranimit në BE”, tha Mitsotakis.

Mediat greke nxjerrin si shqetësim kryesor çështjen e shpronësimeve të kryera nga Qeveria Shqiptare. /k.k/noa.al/