Transmetuar më 08-09-2019, 18:14

Një person është vënë në pranga pasi kanosi një punonjës policie për shkak të detyrës.

Ai është identifikuar vetëm me inicialet E,D, ndërsa ngjarja ndodhi në rrugën “Mikel Maruli”, në zonën e “Unazës së Re”, në Tiranë.

Ai ishte duke u konfilkuar me një person tjetër në momentin që erdhi policia për të zgjidhur situatën.

“Por 35-vjeçari ka kundërshtuar me forcë dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë së patrullës së përgjithshme”, informon policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit E. D., për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Kanosja”. /k.k/noa.al/