Transmetuar më 08-09-2019, 18:34

Një tjeter person ka gjetur vdekjensi pasojë e përdorimit të cigares elektronike.

Këtë herë ngjarja ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, ndërsa mjekët konfirmojnë dëmtimet e tij në mushkëri.

Sipas autoriteteve të Nju Jorkut, sëmundjet mund të shkaktohen nga një substancë që përmban vitaminë E.

Kjo substancë zakonisht futet si shtesë në rimbushjet e marijuanës në tregun e zi. Sidoqoftë, autoritetet federale nuk e kanë konfirmuar ende përfshirjen e ndonjë produkti ose lënde në këto raste të sëmundjes së mushkërive.

Të prekurit janë kryesisht të rinj, të cilët janë paraqitur në urgjencë me simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje, lodhje ekstreme, kollitje dhe dhimbje në gjoks. /k.k/noa.al/