Transmetuar më 08-09-2019, 19:11

Autoritetet greke kanë goditur një prej grupeve më të rrezikshme të grabitësve, ku në pranga kanë rënë edhe gjashtë shtetas shqiptarë.

Mediat shkruajnë se grabitësit vidhnin biznese dhe shtëpi në Athinë, ndërsa të arrestuarit shqiptarë janë: Mirel Kasaj, Dionis Rustemi, Marinel Murataj, Dhimitër Ramadani, Erius Tafaj dhe Roland Roshi.

Mësohet se grupi përdorte në grabitje armë zjarri, maska, pajisje shkarkimi elektrike, armë të mprehta etj.

Për t’i shpëtuar përgjimit nga policia, grabitësit përdornin karta telefoni me emra personash inekzistentë.

Policia sekuestroi: 1 kallashnikov, 2 pistoleta, 1 pistoletë, 4 makina private, 1 skuter me licencë të falsifikuar, 2 licenca të falsifikuar, 2 karta ID të falsifikuara, 1 thikë, 1 palë dylbi, telefona etj. /k.k/noa.al/