Transmetuar më 08-09-2019, 20:06

Ditën e sotme djali i këngëtarit të ndjerë Doktor Flori mbush 5 vjeç.

Një ditë e veçantë për nënën e tij Blerina, e cila e vetme po rrit dy fëmijë pas ndarjes së parakohshme nga jeta të këngëtarit.

Urimet për Danielin kanë qenë të shumta.

Këngëtarja Aurela Gaçe ka publikuar një video ku tregon Danielin duke kërcyer.

Ndërkaq videon e shoqëron me një urim të ëmbël:

“Kështu e filloi festën Danieli. Zemër e bukur ti . Sot 5 vjet nga ardhja jote në jetë. Mami e babi të quajtën "BEKIM I ZOTIT" e ashtu je o dritë. Gëzofsh gjithe jetën kështu Danushi dashuria”./a.k/noa.al/