Transmetuar më 08-09-2019, 21:32

Moderatori dhe gazetari i njohur Arian Çani në nisje të sezonit të ri të emisionit të tij “Zonë e Lirë”, i ka ndodhur një incident i pakëndshëm.

Teksa po promovonte në ekran këngën e reperit Capital T, Çanit i erdhi në telefon një mesazh me përmbajtje banale.

Teksa hapi videon në telefonin e tij, pasi nuk ishte ende gati nga regjia, në telefoni mbërriti mesazhi në të cilin shkruhej: O k**”.

Por duke marrë parasysh tipin e hapur të Çanit, ai e ka kaluar me sportivitet dhe nuk i ka kushtuar shumë vëmendje detajeve të tilla të cilat i konsideron të parëndësishme.