Transmetuar më 08-09-2019, 23:09

Ndërron jetë këngëtari i njohur spanjoll Camila Sesto.

72 vjeçari ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në Madrid, pas një ataku kardiak.

Lajmin e zi e ka konfirmuar menaxheri i tij Eduardo Guervos, i cili tha për televizionin shtetëror spanjoll se Camilo Sesto u shtrua në spital të shtunën në mbramje pasi ndihej keq.

“Të dashur miq, ne me shumë keqardhje ju informojmë se artisti ynë i madh dhe i dashur Camilo Sesto sapo na ka lënë. Pusho në paqe”- shkruan në Tëitter menaxheri Guervos.

Fansat e Camila Sesto, kanë shprehur pikëllim për humbjen e tij./a.k/noa.al/