Transmetuar më 09-09-2019, 09:04

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bën me dije se Forcat e Armatosura kanë parandaluar një tragjedi në Manati të Lezhës.

Duke publikuar një video, ministria thotë se xhenierët larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore.

Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm.

Xhaçka thotë se qysh prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin,

duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme. /a.y/noa.al