Transmetuar më 09-09-2019, 09:57

Me një përpikmëri të rrallë, Presidenti Ilir Meta ka lënë 12 minuta para orës 10.00 institucionin e drejtuar prej tij, për tu nisur në këmbë drejt Kryesisë së Kuvendit, ku do të mbahet seanca dëgjimore në komisionin hetimor që kërkon shkarkimin e tij.

Ai ka mbërritur në 10 pa 10 në Kryesinë e Kuvendit, i shoqëruar nga Këshilltari për Sigurinë, Bahri Shaqiri dhe Këshilltari për Mediat, Tedi Blushi.

Mirëpo pavarësisht insistimit të gazetarëve gjatë rrugës, kreu i shtetit evitoi të bëjë ndonjë koment, duke vendosur që të flasë vetëm para komisionit.

Presidenti Ilir Meta do të hetohet për një periudhë tre mujore nga kryetari i komisionit hetimor Ulsi Manja dhe 8 deputetë të tjerë, 4 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita për shkelje të rëndë të Kushtetutës sipas kërkesës së bërë nga 55 deputetë socialistë.

Kreu i shtetit po verifikohet për procedurën e ndjekur nga lidhur me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve 30 qershor. /a.y/noa.al