Transmetuar më 09-09-2019, 11:10

Në një kohë kur ka nisur Komisioni Hetimor për hetimin e presidentit Ilir Meta, vjen një reagim nga LSI. Nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili pohoi se mbledhja ka nisur me shkelje, ndërsa shton se Ulsi Manja ka shkelur rregulloren e Kuvendit.

“Komisioni hetimor për Presidentin fillon për faqe të zezë. Ulsiu duke shkelur rregulloren e Kuvendit e fillon me fjalimin e çartur të porositur nga Edi Rama seancën.

Duhet ta dini të gjithë që fjalimi, në se ka një të tillë, mbahet vetëm ditën e pareë kur komisioni fillon punën, ndërsa sot fillon direkt me pyetjet për të cilat komisioni ka interes të marrë shpjegime”, shkruan Vasili.

Sipas tij, “Po këta sharlatanë s’kanë as turp dhe s’kanë asnjë lidhje asgjëkundi as me shtetin dhe as me ligjin,këta janë turpi i këtij vendi,janë thjesht banditizmi ulur në karriget e kuvendit”./b.l/noa.al/