Transmetuar më 09-09-2019, 12:09

Ndoshta e shkeli shumë pedalen e gazit, ndoshta nuk e dinte se cila ishte fuqia e makinës, por pasoja ishte e rëndë.

Një shofer në Australi, humbi kontrollin e makinës së tij Lamborghini Diablo me vlerë gjysmë milioni euro.

Kështu makina përfundoi në një rrëpirë anës rrugës, në periferi të Sidneit.

Në videon që gjeni më poshtë shihni pamjet se si u shkatërrua makina.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk pësoi dëmtime serioze, por dëmin më të madh e pati në vlerën marramendëse të mjetit. /a.y/noa.al