Transmetuar më 09-09-2019, 12:22

Ka zgjatur dy orë e 15 minuta, seanca dëgjimore me Presidentin Ilir Meta, në komisionin hetimor ku diskutohet shkarkimi i tij.

Në mbyllje të mbledhjes, drejtuesi i komisionit Ulsi Manja, i kërkoi kreut të shtetit që të dorëzojë çdo provë që i shërben hetimit dhe komisionit, duke respektuar rregullat lidhur me informacionet që janë sekret shtetëror.

“Ju keni të drejtën të kërkoni pyetjen e dëshmitarëve të tjerë, mbetem i hapur për të bashkëpunuar deri në fund me ju si President i Republikës”, u shpreh Manja.

Nga ana e tij kreu i shtetit e falënderoi komisionin për mundësinë e kthimit në Parlament, por nënvizoi se “Unë nuk kam nevojë për dëshmitarë, veprimet e mia kanë qenë publike dhe dëshmitarë qytetarët e Republikës së Shqipërisë”.

Presidenti Ilir Meta do të hetohet për një periudhë tre mujore nga kryetari i komisionit hetimor Ulsi Manja dhe 8 deputetë të tjerë, 4 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita për shkelje të rëndë të Kushtetutës sipas kërkesës së bërë nga 55 deputetë socialistë.

Kreu i shtetit po verifikohet për procedurën e ndjekur nga lidhur me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve 30 qershor.  /a.y/noa.al

Meta: Ç’mund të bëj presidenti në kushtet kur të dy palët çmenden dhe duan konfrontim?

“Jeni i anshëm”, Meta- Finos: Kam qenë gjithmonë mbi palët për çështjet madhore

Meta: Dekretet e mia janë në fuqi! Zgjidhja e krizës, 13 tetori

Anulimi i 30 qershorit, Meta: Shkak kokëfërtësia e Ramës dhe Bashës për dialog

“30 qershori”, Meta krahason veten me Ramiz Alinë: Pse nuk e kam shkelur Kushtetutën

Anulimi i zgjedhjeve, Meta: Doja të shmangia një ’97 të dytë, jo për të plotësuar tekat e opozitës

Anulimi i zgjedhjeve, Meta para komisionit hetimor: Mora informacion se do digjnin Kuvendin

“Shkarkimi”, Meta para komisionit hetimor: Kuvendi e ka bërë gjykimin para se të nisë kjo çështje