Transmetuar më 09-09-2019, 12:36
Foto ilustruese

Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haredin Shtino”, ku është përfshirë nga flakët mjeti tip Benz, në pronësi të shtetasit Gramoz Nazëraj.

Si pasojë kanë pësuar dëmtime të vogla edhe dy mjete të tjera që kanë qenë të parkuara në dy anët e tij.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Gjithçka, pasi nga veprimet e para hetimore dhe provat e sekuestruara në vendngjarje, dyshohet se zjarri i vënë në mjetin në pronësi të Nazëraj, dyshohet i qëllimshëm.

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së parë Tiranës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. /a.y/noa.al