Transmetuar më 09-09-2019, 13:34

Edi Reja duhet të gjejë formulën e duhur për të rigjeneruar ekipin përfaqësues brenda pak ditësh pas humbjes së hidhur me Francën .

Por përpara sfidës kundër Islandës, tekniku italian ka humbur edhe shërbimet e Etrit Berishës. Gardiani kuqezi është detyruar të largohet nga grumbullimi si pasojë e një dëmtimi.

Vendin e tij do ta marrë si gjithnjë Gentian Selmani, portieri i përfaqësueses U-21. Pavarësisht dëmtimit të Berishës, porta është gjëja e fundit që Reja duhet të shqetësohet,

Strakosha është një portier që dhuron garanci pavarësisht katër golave të pësuar kundër Francës./b.l/noa.al/