Transmetuar më 09-09-2019, 14:38

Kryeministri Edi Rama thotë se brenda dy vitesh të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare do të mund t’i përfitojnë falas tekstet mësimore.

Deklarata e tij u bë teksa së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishin sot në shkollën 9-vjeçare “Mihal Grameno” në kryeqytet, ku asistuan një moment të shpërndarjes së teksteve shkollore falas.

Lidhur me librat ai tha se këtë vit janë shtuar falas edhe ata për klasën e pestë.

“Vitin tjetër do shtojmë të gjashtën dhe të shtatën, pastaj të tetën dhe të nëntën. Në fund, në sezonin 2021-2022 të gjithë librat nga klasa e parë te e nënta do jenë falas, por duhet t’i mbani mirë, se dëgjoj shumë që ankohen, thonë pse nuk kanë të drejtë t’i grisin, pse nuk kanë të drejtë t’i shkarravisin, pse nuk kanë të drejtë t’i humbin, pse nuk kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan, zyshat mund t’ua thonë, libri është shoku më i mirë,” u shpreh Rama.

Ai tha se të gjithë të tjerët shkojnë e vijnë libri mbetet. /a.y/noa.al