Transmetuar më 09-09-2019, 15:33

Këngëtarja e njohur Rosela Gjylbegu, e cila u bë e ditur për publikun që kur Kuvendin e Shqipërisë e drejtonte Jozefina Topalli, se ajo ishte e punësuar edhe në Parlament.

Në rolin e zyrtares, Rosela vijoi bashkëpunimin me Ilir Metën, në Kuvend.

Sot Rosela Gjylbergu, e pranishme si zyrtare në Kryesinë e Kuvendit, u pa në krye të stafit të Presidencës, teksa kreu i shtetit iu drejtua Komisionit Hetimor Parlamentar.

Presidenti Ilir Meta shkoi sot në Komisionin Hetimor, i ngritur posaçërisht për shkarkimin e tij.

Meta ishte i përpiktë me orarin e vendosur nga Kuvendi, duke shkuar aty para orës 10:00. Gjatë ngjitjes së shkallëve nga ana e zyrtarëve të Presidencës, këngëtarja doli e para duke udhëhequr stafin, si e vetmja femër që shoqëronte presidentin, para se Meta të futej në sallë dhe të vihej përballë komisionit që kryesohej nga Ulsi Manja.

Për shkak të impenjimeve zyrtare në një nga institucione më të rëndësishme në vend, Rosela Gjylbergu, duhet theksuar se nuk ka qenë edhe aq aktive kohët e fundit në karrierën muzikore./a.m/NOA.al