Transmetuar më 09-09-2019, 15:40

Presidenti Ilir Meta doli sot para Komisionit Hetimor Parlamentar për të dëshmuar, në lidhje me çdekretimin e votimeve të 30 qershorit.

Gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve ra në sy fakti se deputetja e PS-së, Vasilika Hysi kishte marrë përsipër të bënte një seri pyetjeve provokuese ndaj Kreut të Shtetit për anulimin e 30 Qershorit. Por ra në sy se kundërpërgjigjet e Metës ndaj saj ishin vërtet asgjesuese.

Hysi iu drejtuea me pyetjet, “1.Shfuqizimi i dekretit tuaj a e ka cënuar nenin e Kushtetutës ku thuhet se cenohet e drejta e zgjedhësve?

2.Është një argument që ju e përmendni, në faqen 6 se opozita dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, me kusht që të garantohet e drejta e votës. Ku e bazoni, ku është baza ligjore, që ju e sillni si argument se opozita dëshiron të marrë pjesë me këtë kusht?

3.Gjithashtu thatë se do të caktonin një datë që të garantonte gjithëpërfshirjen. Pra, ku e bazoni ju këtë argument, cila është arsyeja që ju bën të mendoni se nga data 30 qershor deri më 13 tetor do të plotësohen kushtet për këto zgjedhje pa pengesa?

4.E fundit, ju si kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare. Cilat janë masat që keni marrë për të adresuar informacionet që keni pasur nga institucionet e sigurisë kombëtare?”

Duke ju kundërpërgjigjur pyetjeve të deputetes së Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, se ku e gjeti të drejtën për të shfuqizuar dekeretin për datën e zgjedhjeve, Meta i dha një përgjigje “asgjesuese”.

“Lidhur me pyetjen se ku e gjej unë të drejtën të nxjerr dekrete. Së pari në bazë të të gjithë praktikës së presidencës.

Së dyti dua t’ju bëj një kundërpyetje: Në cilin nen të Kushtetutës i jepet të drejtë Kuvendit të shfuqizojë ligjet? Në cilin nen të Kushtetutës i jepet e drejta qeverisë për shfuqizuar vendimet e saj?

Në rast se unë kam bërë një shkelje të Kushtetutës, duhet të pranojmë se të gjithë Presidentët e mëparshëm kanë bërë një shkelje të Kushtetutës, gjë që ata nuk e kanë bërë, përkundrazi kanë shmangur kriza të vështira dhe të forta në vend”, u përgjigj Meta.