Transmetuar më 09-09-2019, 16:40

Dy këmbësore mbetën të lënduara pasi u përpasën nga një autobus i linjës së Tiranës së Re në kryeqytet.

Policia e Tiranës thotë se ka shoqëruar në komisariat shoferin e autobusit urban me inicialet A.M. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:32 në Bulevardin "Zogu i Parë".

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy këmbësoret, njëra prej të cilave e identifikuar me inicialet K.N, ndërsa këmbësorja tjetër ende nuk është identifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e njërës nga shtetaset të aksidentuara./b.l/noa.al/.