Aksident në punë, 49-vjeçari goditet nga vinçi në Durrës
Transmetuar më 09-09-2019, 18:50

Momente dramatike për një burrë në Durrës, i cili në punë e sipër pësoi plagë serioze në trup.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në një objekt në ndërtim e sipër në lagjen nr 5 të qytetit bregdetar raporton noa.al.

49-vjeçari P.D, ishte duke punuar kur krahu i vinçit të betonieres u shkëput.

Për pasojë ai është lënduar dhe është transportuar për në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Policia tha se pas ndërhyrjes mjekësore, 49-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm aksidentet në punë, duke marrë disa jetë njerëzish dhe lënduar disa të tjerë. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...