Transmetuar më 09-09-2019, 21:27

Ylli i grupi muzikor “Little Mix”, Jesy Nelson ka shokuar me deklaratën e saj dhënë së fundmi ku tregon se ka tentuar vetëvrasjen.

Ajo ka thënë se ka tentuar vetëflijimin për shkak të talljeve të vazhdueshme që i bënin për paraqitjen e saj në “X Factor”.

Për përvojën e saj të trishtë, 28-vjeçarja ka folur në dokumentarin e ri në BBC, “Jesy Nelson: Odd One Out”.

Ishte viti 2011 kur grupi i saj fitoi “X Factor” dhe nisën talljet dhe ngacmimet.

Pikërisht për këtë arsye, ylli i muzikës mendonte t’i jepte fund çdo gjëje dhe mori një mbidozë, por u shpëtua nga i dashuri i saj në atë kohë.

“Mendoja vetëm kam nevojë që të largohet e gjitha kjo, duhet t’i jap fund. Mbaj mend që shkova në kuzhinë dhe mora shumë pilula. Pastaj shkova në shtrat dhe vazhdoja të mendoja: “Le të ndodhë, shpejto”, ka thënë Nelson.

Ajo më pas i tregoi të dashurit se çfarë kishte bërë dhe një ambulancë nxitoi për ta marrë menjëherë./a.k/noa.al/