Francë/ Burri vret gruan e tij, kunatin dhe vjehrrën, më pas tenton të vrasë veten
Transmetuar më 09-09-2019, 22:43

Raportohet se është mes jetës dhe vdekjes, ndërsa para se të qëllonte veen vrau tre persona, gruan e tij, vjehrrën dhe kunatin e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Maussanne-les-Alpilles dhe Mouriès (Bouches-du-Rhône), provincë franceze.

“Kjo është një tragjedi familjare," i tha AFP Patrick Desjardins, prokurori i zonës.

Sipas një burimi të njohur me rastin, burri vrau vjehrrën e tij 95-vjeçare dhe kunatin e tij 65-vjeçar në shtëpinë e tyre në Maussanne-les-Alpilles, përpara se të ikte dhe të vriste edhe gruan e tij në komunën fqinje.

“Ai pastaj u përpoq të bënte vetëvrasje,” shtoi Desjardins, “dhe tani është midis jetës dhe vdekjes”.

Prokurori nuk bëri asnjë shpjegim për këtë vrasje të trefishtë./a.m/NOA.al

Loading...
Loading...