Transmetuar më 10-09-2019, 07:40

Një dashuri e madhe, një familje që pritet të zgjerohet dhe shumë harmoni brenda.

Mbrëmjen e kësaj të hëne, këngëtari Alban Skënderaj ka publikuar një fotografi të adhurueshme me vajzën e tij.

“E paçmueshme”, shkruan Albani si diçiturë të fotos, teksa shihet me vajzën në krahë duke buzëqeshur.

Ameli është rritur tashmë dhe babi Albani shijon çdo moment me të.

Ndërkohë mami Miriami e cila e ka kaluar mesin e shtatzënisë, nuk ngurron ta fiksojë me foto këtë moment babë e bijë.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, mirëpo deri tani nuk e kanë zbuluar gjininë. /a.y/noa.al