Transmetuar më 10-09-2019, 08:58

“George Clooney kandidat për President? Duhen njerëz të përgatitur: Me këto fjalë Hillary Clinton, ish-kandidate demokrate për Shtëpinë e Bardhë, e përjashtoi hipotezën që aktori të jetë në garën e demokratëve.

“George e ka mohuar një gjë të tillë. Por nëse do të ishte këtu me ne për të diskutuar për Putin, Iranin dhe Afganistanin, do të kishte dalë në konkluzionin se bëhet fjalë për tema mjaft komplekse. Ka problematika aq serioze, që nga ndryshimet klimatike tek politika e jashtme, që kërkojnë njerëz të përgatitur”, u shpreh Clinton gjatë forumit të Ambrosetti në Cernobbio të Italisë, këtë të hënë.

Lidhur me kandidatin e mundshëm, deklaroi se nuk do të flasë deri sa ta ketë zgjedhur partia.

Zërat për një kandidim të mundshëm të Clooney nisën në muajin mars, pasi aktori dhuroi 500 mijë dollarë ndaj një organizate studentësh të Parkland, për të sensibilizuar qeverinë lidhur me kontrollin e armëve.

Edhe më herët, Clooney ka shfaqur interes lidhur me çështjet sociale, por deri më tani nuk ka deklaruar ndonjë kandidim. /a.y/noa.al