Transmetuar më 10-09-2019, 09:51

Presidenti Ilir Meta jep një mesazh para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Islandës.

“Nuk kisha në plan të shkoja sot në ‘Elbasan Arena’ për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes”, shkruan Meta.

Ai thotë se shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët.

Meta shton se e di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7.

“Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit. Sot në ‘Elbasan Arena’ me kuqezinjtë!”, shkruan Meta. /a.y/noa.al