Transmetuar më 10-09-2019, 10:00

Një person është vënë në prangat e policisë së Durrësit lidhur me aksidentimin e një personi nga vinçi.

Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i B.K., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Gjithçka pasi ditën e djeshme, në kohën që po manovronte vinçin në një pallat në ndërtim, me një pompë për ngjitjen e betonit në lartësi, ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke shkaktuar plagosjen e shtetasit P. D., i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë.

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit. /a.y/noa.al Aksident në punë, 49-vjeçari goditet nga vinçi në Durrës