Transmetuar më 10-09-2019, 11:22

Këngëtarja Ronela Hajati ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj, duke ardhur krejt ndryshe.

Ndërsa pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të 30-të, këngëtarja ka vendosur që bashkë me ndryshimin e “prefiksit” të ndryshojë edhe look-un e saj.

Kështu nga flokët e gjata deri afër vitheve, Ronela i ka prerë shkurt.

Pamjen e saj të re ajo e ka treguar nëpërmjet postimeve në Intastory, ku tregon se i ka prerë flokët deri mbi supe.

Ndonëse ndryshe, edhe në këtë variant, Ronela duket mjaft këndshëm. /a.y/noa.al