Transmetuar më 10-09-2019, 12:12

Pas një heshtje të gjatë, vjen një zhvillim i ri lidhur me gjendjen shëndetësore të ish-pilotit gjerman të Formula 1, Michael Schumacher.

Ish-piloti është dërguar këtë të hënë në Paris, ku u transportua në spitalin europian Georges Pompidou për një kurë speciale e cila për momentin është “top secret”.

Ish-kampioni i Formula 1, mbeti i plagosur rëndë dhe përfundoi në koma në dhjetor të vitit 2013, teksa rrëshqiti duke bërë ski.

Mediat franceze shkruajnë se Schumacher do ti bëhet transfuzion i qelizave staminale, me synim rehabilitimin e tij.

Trajtimi do të praktikohet nga profesor Philippe Menasché, kardio-kirurg i njohur, pionier i terapisë se qelizave staminale në kurimin e insufiçencës kardiake.

Menasché është gjithashtu i specializuar edhe për zonën e trurit dhe palcës kurrizore.

Në spitalin ku u shtrua Schumacher, këtë të hënë u pa edhe kirurgu i famshëm ortoped, Gerard Saillant, shkruan noa.al.

Burime për mediat franceze sigurojnë se Schumacher gjatë verës ka qenë edhe dy herë të tjera në Paris, ndërsa kjo radhë pritet të jetë vendimtare. /a.y/noa.al