Transmetuar më 10-09-2019, 12:45

“Në cilësinë e ministrit, i jam drejtuar asokohe me shkresën e datës 29.10.2013, (shkresë sekrete) koleges time, ministres Mimi Kodheli, duke e informuar se nuk punonin radarët”.

Kështu deklaroi sot nga salla e gjyqit, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin Prokuroria kërkoi 12 vite burg, nga të cilat rrezikon 8 vite prej gjykimit të shkurtuar.

Gazetarja e ‘News24’ ka treguar detaje nga seanca e stome gjyqësore që u mbajt tek Krimet e Rënda.

Tahiri pohoi se në kohën kur ai ishte ministër kishte vënë në dijeni ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin se radarët nuk punon.

“Prokuroria më akuzon mua për katër episode trafikimi droge. Por sipas tij, akuzat nuk kanë logjikë.

Ai tha: “Prokuroria më akuzon për raste të trafikimit në vitet 2013, 2014, 2015.”  Ndërkohë që hetimet, dy hetimet konkrete, ndaj Taulant Haxhirajt dhe Moisi Habiljat kanë nisur në 2016. Tahiri pyeti se si ka mundësi që prokuroria mund të akuzojë atë për sasi droge të kultivuara para se ai të merrte detyrën e ministrit. Sipas Tahirit, Prokuroria duhet t’i publikuar faktet qartë dhe mos të thoshte gënjeshtra.

Lidhur me akuzën që Tahiri ka favorizuar Habilajt, duke u garantuar atyre mbrojtje, ish-ministri e kundërshtoi ashpër këtë fakt. Tahiri tha se Policia e Shtetit në  tetor 2013, fill pas episodit të parë kur akuzohet të jetë përfshirë se ka favorizuar Habilajt, kishte dërguar procedim penal ndaj shtetasve Moisi dhe Florian Habilaj për akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë. “Si mundet që unë t’i dërgoja ata në procedim për sa kohë i favorizoja në trafikun e drogës?!”, ka thënë Tahiri.

Sipas Prokurorisë, trafikimi është kryer me një peshkarexhë me emrin Fatima. “Prokuroria”- tha Tahiri e lë të mjegullt faktin se asokohe janë fikur radarët. Por unë në cilësinë e ministrit, i jam drejtuar asokohe me shkresën e datës 29 tetor 2013 , (shkresë sekrete) koleges time, ministres Kodheli, duke e informuar se nuk punon radarët. Të njëjtën gjë bëri dhe për episodin e radhës Tahiri, kur tha se Policia e Shtetit ka proceduar vëllezërit Habilaj. Ata u dërguan sipas sistemit TMS, tha Tahiri, për kontroll”, raportoi gazetarja.

Prokuroria jep pretencën për ish-ministrin, Tahiri rrezikon 8 vite burg

Prokuroria kërkon 12 vite burg për Tahirin dhe ish-kryepolicin në arrati të Vlorës