Transmetuar më 10-09-2019, 12:58

Një bandë meksikane ka kapur një person të dyshuar si përdhunues, duke e torturuar në mënyrë të pazakontë. Më pas ia dhanë organin e tij gjenital që t’ia hante një qen pit bull.

Burri i moshës 30-vjeçare, akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një grua në qytetin e Meksikos, gjatë muajit gusht.

Pamjet e tmerrshme tregojnë burrin e zhveshur dhe të lidhur, ndërsa qeni pit bull e kafshon në organin gjenital, teksa disa burra përreth shikojnë gjithë skenën.

“Ndaloni, më lironi”, dëgjohet duke ulëritur 30-vjeçari.

Video u publikua në fund të muajit gusht, por për shkak të pamjeve të rënda u hoq nga qarkullimi, shkruan noa.al.

Mediat vendase shkruajnë se gjatë viteve të fundit, metodat e torturave të organizatave kriminale meksikane, e kanë shtuar mizorinë e tyre. /a.y/noa.al